BallinaKryesoreProbleme brenda dhe jashtë fushe, Juventusi humbet edhe ndaj Atalantës

Probleme brenda dhe jashtë fushe, Juventusi humbet edhe ndaj Atalantës

Si të mos mjaftonin problemet jashtë fushe, të shpërthyera së fundmi me hetimin e nisur nga autoritetet italiane për çështjen e bilanceve fiktive në shit-blerjen e lojtarëve, Juventusi vijon që të fusë ujë edhe në fushë.

Pas asaj humbjeje turpëruese në Londër 4-0 ndaj Chelsea-t, bardhezinjtë u mposhtën edhe në kampionat në fushën e tyre nga skuadra e Atalantës, një rival direkt për një vend në Champions League, të paktën me rrjedhën e deritanishme të kampionatit.

Bergamaskët fituan falë një goli të shënuar që në minutën e 28 nga ana e Zapatas, ndërsa po në pjesën e parë patën edhe disa raste të tjera të mira për të shënuar golin e dytë.

Në pjesën e dytë, Juventusi u tregua më agresiv, kontrolloi më shumë lojën dhe shfrytëzoi faktin që Atalanta u tërhoq në mbrojtje të avantazhit të krijuar duke synuar kundërsulmin. Megithatë, volumi i lojës së krijuar nuk u shpërblye as në raste konkrete shënimi dhe as në gol.

Dyshja sulmuese Morata dhe Dybala u duk edhe në këtë takim totalisht e shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa mesfusha me Locatelli, McKennie, Rabiot e Chiesa shfaqi problemet e zakonshme këtë sezon, mungesën e ideve në fazën ofensive.

Me këtë fitore, Atalanta mbetet në vendin e katërt, por ngjitet në 28 pikë, duke krijuar një hendek prej 6 pikësh me vendin e tretë, që mbahet nga Roma. Juventusi nga ana tjetër mbetet në vendin e tetë me 21 pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular