BallinaAktualitetEMRAT/Ishin kthyer në makthin e Beratit, kapen dy vëllezërit hajdutë, kishin kryer...

EMRAT/Ishin kthyer në makthin e Beratit, kapen dy vëllezërit hajdutë, kishin kryer 38 vjedhje

Policia e Beratit njofton se ka prangosur në flagrancë dy vëllezërit Artur Hyka dhe Fatmir Hyka gjatë momentit të grabitjes së banesës.

“Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë

Berat
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”.
Zbardhen 38 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Beratit.
Arrestohen 2 autorët e dyshuar, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një banesë.
Sekuestrohen disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vëllezërit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular