BallinaKryesoreAkuzat për Toyota Yaris/Kryedemokrati flet për kulturën e vjetër të linçimit: Shenjë...

Akuzat për Toyota Yaris/Kryedemokrati flet për kulturën e vjetër të linçimit: Shenjë dëshpërimi për të justifikuar trillimet e Berishës

Akuzat për Toyota Yaris/ Kryedemorkati flet për kulturën e vjetër të linçimit: Shenjë dëshpërimi për të justifikuar trillimet e Berishës

Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Real Story” se është i gatshëm të shkojë drejt Brukselit dhe të japë çdo deklarim në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”.
Ai tha se ka dhënë dëshmi në SPAK, edhe në prani të zyrtarëve belg lidhur me këtë çështje. Këto zëra, krydemokrati i cilësoi si trillime të fabrikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, për të justifikuar kështu shprehjen sistematike të tij se “Basha është i marrë peng”.
“Kam dhënë dëshminë e plotë. Jam i gatshëm të jap dëshminë. Dëshmia është dhe në SPAK, edhe para zyrtarëve belgë. Unë udhëtoj që sonte drejt Brukselit dhe kam udhëtuar dhjetëra herë. Për herë të fundit kam qenë në qershor. Nuk jemi në rrafshin e trillimeve. Nëse ka nevojë të jap dëshmi përsëri e jap kudo. Është shenjë dëshpërimi që për të justifikuar trillimin që Basha është peng, do të dëgjoni trillime të tilla. Si mbahet peng Lulzim Basha, që ka tetë vite që bën opozitë. Kultura e vjetër, e linçimit që të justifikojë atë që ka thënë që s’e kthen dot që ky është peng, s’ka si e justifikon. Nuk është hapur kurrë një çështje ndaj meje në SHBA. Të gjitha këto, përveç përpjekjes për të manipuluar njerëz të lodhur nga 25 prilli prej masakrës zgjedhore nuk ka asgjë tjetër, janë trillime. Jam ftuar për të vizituar SHBA-të dhe siç kam qenë do të vazhdoj të jem në institucionet e Amerikës. Ata më kanë njohur si partner kur kam çuar Shqipërinë e NATO-s. Më kanë njohur si kryetar të opozitës. Më kanë njohur dhe në çështjet të tjera që kanë të bëjnë me gjeostrategjinë”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular