Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron taksat me fluturimet e tij me avion privat.
Shifrat Basha i ka shpërndarë nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, teksa e vendos theksin dhe rëndësinë tek vettingu i politikanëve
“Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.
Sipas Bashës 1 orë udhëtim me avionin privat të Ramës kushton 15 mijë dollar, teksa kostot fikse në vit shkojnë 700.000.
Postimi i plotë i Bashës:
Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.
Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.