BallinaKronikeDo vrisnin në Tiranë/Si ra policia në gjurmët e autorëve, konflikti nisi...

Do vrisnin në Tiranë/Si ra policia në gjurmët e autorëve, konflikti nisi në Belgjikë për pazaret e …

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestuan katër persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Gjatë këtij aksioni, policia njoftoi se ka parandaluar edhe një vrasje, që anëtarët e grupit kriminal po planifikonin të kryenin

Policia e Lezhës në rrugë operative mori të dhëna se çifti Nikoll dhe Marie Marku si edhe dhëndri i tyre posedonin arme zjarri, municione dhe eksploziv.

Në bazë të këtyre informacioneve u çel një procedim penal i cili çoi më pas në zbulimin e gjithë aktivitetit kriminal të tyre si edhe lidhjen me 31 vjeçaret Edmir Vlashi e Hektor Ndoka të cilët po planifikonin vrasjen në kryeqytet.

Gjithashtu mësohet se Ndoka dhe Vlashi kanë udhëtuar disa herë në kryeqytet për të studiuar lëvizjet e objektivit të tyre i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika , aty ku dhe janë prishur pazaret e drogës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular