BallinaKryesoreI dërguari i SHBA, Ecobar: Do ketë akoma më shumë persona në...

I dërguari i SHBA, Ecobar: Do ketë akoma më shumë persona në “listën e zezë”

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar ka folur për herë të parë për shpalljen e Sali Berishës ‘non grata’.

Zv/Ndihmës Sekretari i DASH, Ecobar u shpreh se do të ketë më shumë persona të përfshirë në listën ‘non grata’.

“Kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”, tha Escobar.

Sokol Balla: Në fakt, ju erdhët në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, vetëm një ditë pasi pamë Urdhra të tjerë Ekzekutivë nga Presidenti Biden, strategji kundër korrupsionit, edhe sot sekretari Blinken shpalli përcaktime publike të tjera për liderë të korruptuar në Amerikën Latine por edhe në Ukrainë.

ZV/NS Escobar: Dhe do ketë akomë më shumë.

Sokol Balla: Do ketë më shumë?  Përfshirë Shqipërinë?

ZV/NS Escobar: Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Sokol Balla: Përfshirë Shqipërinë?

 ZV/NS Escobar: Nuk dua t’i paraprij sanksioneve tona por do të ketë më shumë në Ballkanin Perëndimor.

Sokol Balla: Dakord, atëherë le ta çojmë bisedën drejt e në thelb. Departamenti i Shtetit e cilësoi Sali Berishën dhe familjen e tij si ‘non-grata’ për SHBA-në dhe ky ishte rasti i katërt pas Llallës, Dakos dhe Doshit. Shumë njerëz pyesin pse kaq shumë shqiptarë në këtë listë të zezë? Pra, ne nuk e shohim që të ndodhë… ok, duke përjashtuar rastin e veriut të Kosovës dhe Serbisë në dy ditët e fundit, nuk e kemi parë të ndodhë kaq shumë në Ballkanin Perëndimor. Dikush mund të mendojë, a jemi ne shqiptarët më të këqijtë e djemve të këqinj?

ZV/NS Escobar: Jo! Në fakt, do të shihni më shumë! Por në fakt, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik.

Sokol Balla: Dakord, por shumë njerëz do të thoshin se në rastin e Berishës, ka qenë larg pushtetit për shumë vjet, 8 vjet tani, dhe ka njerëz të tjerë që janë në pushtet dhe Shqipëria ishte dhe vazhdon të tjetë një vend ku korrupsioni është i lartë, ose të paktën perceptimi i korrupsionit është shumë i lartë dhe shumë thonë, pse shkoni dënoni Berishën dhe nuk shpallni të tjerë që janë ende në pushtet? 

ZV/NS Escobar: Sepse nuk është një vendim politik. Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular