BallinaKryesoreMbledhja e Këshillit Kombëtar/Ja çfarë deklaruan Albert Avdyli, Flutura Açka dhe Nevila...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/Ja çfarë deklaruan Albert Avdyli, Flutura Açka dhe Nevila Xhindi, Agron Kapllanaj, Julian Beqiri

Gazetari Osman Stafa, siguron për “BalkanWeb” debate mes anëtarëve, të regjistruara gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Anëtari Albert Avdyli, thotë se të gjithë janë të shqetësuar për situatën e krijuar

Ai nënvizon se deputetët dhe anëtarët e këshillit duhet të përqendrohet në terren, ndërsa shton se marrëdhënia e krijuar në parti, duhet të trajtohet me shumë kujdes.

Nga ana tjetër, deputetja Flutura Açka, thotë se Berisha duhet të shërohet nga vetvetja. Ajo shtoi më tej, se Berisha tregoi dje që nuk e bën dot, ndërsa nënvizoi se kjo duhet bërë nga vetë ata.

Albert Avdyli: Kemi te gjithë te njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Është vërtetë qe kryetarët e degëve kane mbajtur peshën. Por dua te ndalem tek data 18. Na ka vene përballe një vështirësie. Për shkak te thirrjes për referendum. Deputetet, anëtarë te Këshillit Kombëtar duhet te përqendrohen ne terren. Ne takim (11 dhjetor) dje ka patur demokrate, miqtë tanë. Është një marrëdhënie qe do kujdes.

Flutura Açka: Kur kam ardhur ne PD, mendova qe dija shume, por ne fakt e kam mësuar ne baze, me njerëz te ndershëm. Nuk është thjesht me ke je, me Bashen a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft qe demokratet janë ne pushtet. Berisha ka një plage, ne duhet ta ndihmojmë te shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.

Sakaq, anëtarja Nevila Xhindi, ka thënë se për të ardhur në pushtet duhet të vijnë figura të papërfolura dhe që të përfaqësojnë denjësisht qytetarët.

Nevila xhindi: Ne 9 shtator i thashë Bashës tani je kryetari i partisë. Ajo qe dua te them është se ne pushtet nuk te sjellin servilet. Stop! Duhet ndare. Na jepni zë dhe ne, mos i mbaj te gjitha për vete. Ne ketë rruge do te duhen ca fytyra te mira, te paperfolura. Kam problem me përfaqësimin. Njerëzit jo zgjidhi, por te zgjedhim ata qe do te na sjellin ne pushtet.

Anëtari Julian Beqiri ka thënë se e djathta është në një treg të hapur politik. Ai ka shtuar më tej se shumë shqiptarë janë ngopur me Ramën e kurrsesi nuk shkojnë pas zotit Berisha.

Agron Kapllanaj- Ne 97-en u vrane mijera per nje njeri qe nuk jepte doreheqjen. Edhe kur e jep doreheqjen, ai nuk iken, ne pritje qe te te rreshkase kemba. Nuk jam inatcor. Kam parur disa detyra, por me shkarkuan mua qe kam marre 10’ mije ne qarkun e fierit. E mora degen e fr ne nje moment te veshtire. U thashe njerzve qe atje nuk shkova per lulzim bashen, por per pd. Per demokratet qe po ikin cdo dite. Ne duhet teshkojme me ta e te flasim. T’i bindim qe rruga eshte kjo. Pd eshte e demokrateve, eshte aset kombetar, partia e shoreses se shqiptarëve. As e berishes, as e bashes, as e imja. Ky eshte moment historik. Nuk kam asgje me ata demokrate qenkane viktime e manipulimit dhe dje ishin me stadium. Nuk pajtohem me ata qe e organizuan, duke bere shoë dhe duke shakrkuar ata qe jane zgjedhur me voten e dmeokrateve. Jam rritur ne pd, e di cfare do te thote te sakrifikosh, te kesh ne krah burra e gra, mijera denorkate qe heshtin, nuk fyejne, por na mbeshtesin. Ne 18 ne duhet te mbeshtesim PD.

Julian Beqiri: Jam arkitekt. E djathta sot është ne një treg te hapur politik. Ka mundësi te zgjedhe PD dhe PD te pretenduar. Është koha qe t’u drejtohemi te gjithë shqiptarëve, jo vetëm demokrateve. Te përpiqemi te mendojmë si evropianë. Ka shume shqiptarë qe janë te ngopur me Ramen, por kurrsesi nuk shkojnë pas zotit Berisha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular