BallinaKryesoreKëshilli Kombëtar i PD/Bejko: Sanksione ndaj atyre që s'respektuan Kryesinë! Xhaferri: Është...

Këshilli Kombëtar i PD/Bejko: Sanksione ndaj atyre që s’respektuan Kryesinë! Xhaferri: Është koha që kryetari të drejtojë pa dualitet

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ka patur debate dhe diskutime mes anëtarëve. Roland Bejko ka deklaruar se ajo që bëri dje Sali Berisha ishte për interesin e tij personal.

Burime brenda Këshillit bëjnë të ditur se Bajko ka deklaruar se PD nuk është prone personale, por sakrifica e mijëra demokrateve.

Ai tha se duhet të sanksionohen të gjithë ata që nuk respektuan vendimet e kryesisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë, deputetit Fredinant Xhaferri tha se tani tani është koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim.

Pjesë nga diskutime

ADVERTISEMENT

Roland Bejko: Ne nuk duhet të injorojmë takimin e djeshëm, sado te ishin, megjithëse ishin me pak sesa duhen për të nxjerrë një deputet. Ata janë demokratë. Për shumicën mendoj se i kane bashkuar interesat politike, te karrierës, apo nuk duan Lulzim Bashen. Interesat u kryqëzuan në këtë forme. Demokratet donin qe PS të vinte në pushtet. Te mërzitur pas humbjes, te shqetësuar se nuk shikojnë perspektive, me besim te thyer. Berisha i kuotoi interesat e tyre. Që duan një PD te mirëfillte, te jete meritokracia që bën përzgjedhje, te ketë përkohshmëri dhe jo përjetësi në poste. Atë qe diskutojmë të gjithë. Dhe ua dha këtë. U thotë qe kete e bej une, megjithese per 30 vjet nuk e beri. E beri per interes personal, qe te marre partine. Me vjen keq qe e shoh ne kete pozite te veshtire. Per nje burrë shteti interesi i përgjithshëm duhet te përvëlojë mbi interesin personal (Kam mbajtur shënim gënjeshtrat. Ka thëne Edi Rames i duhet 10 vjet te arrije Lul Bashen. Dje u mor dhe me punet e bashkise. Aty mendova qe nuk ka me kuorum. Cfare te bëjmë? Di qe partia është formacion disipline. Morali eshte ombrella e te dobetit- thote nice, por PD nuk eshte prone personale, eshte sakrifica e mijera demokrateve. Ai ka kontribut te jashtëzakonshëm, është lider i forte, por nëse do te isha ne vendin e tij, do te isha tërhequr per hir te sakrificave te demokrateve. Kush do ta mbaje partine te bashkuar? I bie kryetarit qe eshte zgjedhur, kryetarit legjitim. Ne nuk duam te kalcifikoheni. Te mbajmë parti te vogël. Nuk themi dot ne jemi me te miret. Zoti Basha ju del detyre te kapërceni Sali berishen, te kapërceni veten. Kuvendi i 18 është sfida juaj qe je kryetar i vetem, pa pengese, me mbështetjen e kryesisë, të këshillit kombetar dhe te kuvendit. Qëndrimi juaj duhet te binde ata demokratë qe ju do te bëni një PD qe te gjithë e duam. Do te jete një kuvend i vështire, por është detyra juaj te jeni bindes, te krijoni një perspektive te qarte. Te ftojmë demokratët të jenë këtu me ne, te marrim sanksione ndaj atyre anëtareve të kryesisë qe nuk respektuan vendimin.

Ferdinant Xhaferri: Ka zera qe thone kryetari nuk bind. Po, e vërtetë, sepse mes nesh ka qene dyshimi a kemi një kryetar apo kemi 2. Tani është koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Per rezolutën propozoj te perfshihet vizita e Escobarit, pasi mesazhi qe ai dha ishte nisja e vizites nga PD. Ne lidhje me 18, dua te them qe gjate kësaj kohe e kane mbajtur kryetaret e degeve. Deri ne 18 peshen duhet ta mbajme te gjithe per nje kuvend model.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular