BallinaPolitikeJa ç’po ndodh në mbledhjen e Kryesisë/Nga ngritja e Komisionit të Përhershëm...

Ja ç’po ndodh në mbledhjen e Kryesisë/Nga ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor te heqja e disa kompetencave të kryetarit

Gazetari Osman Stafa ka ndarë për “BalkanWeb” detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD.

Ai thotë se një nga vendimet që është marrë në këtë mbledhje është ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Gjithashtu, një tjetër vendim ka të bëjë me rënien e disa kompetencave të kryetarit. Sakaq, pjesë e diskutimeve është edhe Kuvendi Kombëtar, që pritet të mbahet nesër.

Nga ana tjetër, Referendumi i marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk do të njihet nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi ky i fundit e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si anti-statutor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular