BallinaKryesoreTë persekutuarit e mosvlerësuar nga qeverisja e PD dhe misioni i Bashës...

Të persekutuarit e mosvlerësuar nga qeverisja e PD dhe misioni i Bashës në të ardhmen

Nga Zabit Hysa

Partia Demokratike është në një debat të brendshëm prej 3 muajsh! Kjo, jo për fajin e lidershipit të saj e veçanërisht Lulzim Bashës, por, të një pjese kontribuese në PD ndër vite që mbi shpatulla kanë dhe mëkatet e dështimit dhe mosmbështetjes së atyre që i çuan drejt pushtetit, i “ngulën” në karrige ministrore dhe kryeministrore e më pas duke mos i përfillur më, dhe aq më keq komunistët dhe bijtë e tyre morën poste drejtuese në qeverisjen e PD.
Janë pikërisht ato dhe taborri i tyre të vlerësuar në punët më të mira të administratës, të cilët nuk mund të rrinë pa pushtet dhe kërkojnë sërish rikthimin në ato karrige duke harruar që do të jenë sërish para nesh (demokratëve) me atë bilanc negativ që shumë mirë  e dinë. Fatkeqësisht, në këtë debat janë përfshirë dhe demokratë të cilët në këtë moment të vështirë të mosardhjes së PD në pushtet si pasojë e masakrës elektorale të 25 prillit janë mërzitur me Lulzim Bashën dhe shpresojnë më kot, se në pushtet do t’i sjell Sali Berisha “Non Grada” nga SHBA dhe ministrat e tij që shqiptarët i rrëzuan në vitin 2013.
Ndonëse ky debat nuk është hapur në një ditë me diell për PD, por të vërejtur, për të mos thënë me shi edhe për ne, është shumë mirë që iu hoqën petët laktorit dhe të dal e vërteta e asaj që ka ndodhur këto 30 vite. Nuk po i hy fakteve që me të tjerë njerëz bëhej opozitë dhe të tjerë ndahej pushteti, e vërteta është që një shtresë jo e vlerësuar sa duhet së cilës i përkas dhe unë duhej të kishte prioritet në qeverisjen e PD, janë ish-të përndjekurit politikë. Pyetja që shtrohet është: Përse qeveria e PD dy herë në drejtimin e shtetit nuk arriti jo vetëm t’i dëmshpërblejë të përndjekurit politik, por dhe ta vlerësojë këtë shtresë duke iu ofruar shanse dhe mundësi në shkollim dhe drejtim. E në qoftë se të përndjekurit politikë nuk kishin shkollimin e duhur kur PD erdhi në pushtet në 1992 për arsye biografie, kjo ka ndodhur në 2005. PD dhe qeverisja e Sali Berishës duhej që atyre tu kushtonte vëmendje, të iu akordonte bursa studimi si dhe t’i rekrutonte brenda radhëve si kontribues politikë në parti e më pas në qeveri, kjo nuk ka ndodhur.
Sa për sqarim. Unë jam anëtarësuar në PD me dëshirën më të madhe sepse vijë nga një familje patriotike dhe atdhetare e cila ka dhënë shumë Shqipërisë. Gjaku nuk bëhet ujë! Gjyshi im Selim Hysa ka rezistuar më pushkë në dorë ndaj masakrave serbe në Dibër, e dokumentuar kjo, por dhe ka vuajtur nën regjimin komunist duke u arrestuar dy herë e më pas vdekur në burgjet e diktaturës komuniste,  sot mban statusin e “Dëshmorit të Atdheut”.
Ky reagim në formë edhe zemërimi nuk është aspak thjesht për veten. Unë, familja ime, fisi, të afërm dhe të shkolluar veçse kemi dhënë kontribut për PD, kemi mbushur kutitë e votimit në çdo palë zgjedhje sa herë na ka thirrur lidershipi i PD dhe Sali Berisha. Personalisht kam qenë dhe jam strukturë në PD në degën nr.2 të PD Tiranë dhe kurrë as kam kërkuar duke iu lutur atyre që ndanin postet në orën 2 të natës, çuditërisht dhe në një krahinë, por dhe as më thirri njeri të më pyes për çfarë kisha nevojë për t’u vlerësuar mbi atë çfarë kisha kontribuar. Më skandalozja është se as të hapnin telefonin! Për ta lënë pas krahëve këtë fakt, për të mos e marrë personale, më duhet të konstatoj që kjo sjellje është bërë dhe ndaj gjithë kësaj shtrese. E konstatoj me cilido bashkëvuajtës që takoj.
Sot pas 31 viteve demokraci, të përndjekurit politikë ende nuk kanë marrë as lëmoshën që vet PD, qeverisja e saj ua premtoi. Kam ndjekur më shumë kujdes dhe më ka pëlqyer fjala e Bujar Leskajt në Parlament teksa i kërkonte ministres së Financave, qeverisë së Ramës që të rritej fondi për të përndjekurit politikë, pasi me fondin e akorduar të qeverisë “Rama 3” duheshin dhe 31 vite që t’i shlyhej detyrimi kësaj shtrese. Më pëlqen sensibiliteti i deputetit Leskaj dhe madje dhe mbështetja që ai personalisht i ka bërë të përndjekurëve, por, kur ke parasysh detyrimin e pashlyer prej 1992, pyetja që shtrohet është: Përse PD as këtë lëmoshë nuk iua shleu sa ishte në pushtet ish të persekutuarëve politikë. E kur kjo nuk ka ndodhur ende, ndoshta është e tepërt të kërkosh rehabilitim të kësaj shtrese si detyrim jo vetëm i institucioneve, por dhe shoqërisë ndaj saj. A ishte obligim i PD që ish-të persekutuarit të përfaqësoheshin më shumë në Parlament, qeveri, institucione të tjera. A duhej që PD të kishte gjatë qeverisjes së saj një plan dhe për shkollimin e tyre dhe më pas ingranimin në parti dhe qeveri. Kjo nuk ka ndodhur. A mban dikush përgjegjesi. A ishte kjo harresë, apo u bë qëllimisht. Përse ish-të përsektuarit janë trajtuar vetëm si thesë votash për PD, por asnjëherë si asete të çmuara të përfaqësimit të saj. Këto janë pyetje që iu duhej dhënë përgjigjie me kohë nga ata që e kanë drejtuar, kanë pasur pushtet dhe nuk i kanë vlerësuar, ish-lidershipi që kërkon të rithemelojë Partinë Demokratike. Çfarë ka bërë ky ish-lidership i PD për dekomunistizimin e Shqipërisë?. Si ka mundësi që sot pas 31 vitesh ende ka rrugë, institucione të arsimit dhe dijes që mbajnë ende emra kriminelësh komunistë, atentatorësh të shpallur si dëshmorë dhe emrat e të burgosurëve politikë, pjesa dërrmues e tyre personalitete nuk skaliten dhe iu vihen rrugëve, shesheve, shkollave. Çfarë ka bërë PD për të ndihmuar, akorduar fondin e duhur ndaj familjeve që ish-të përndjekutëve për të gjetur eshtrat e të afërmëve të tyre që të paktën të kenë një varr ku t’i kujtojnë dhe qajnë. Përpos këtyre më duhet të numëroj dhe zvarritjet që administrata herë pas here iu ka bërë ish-të përndjekuëve në mbledhje të dokumentacionti për arsye nga më të ndryshme. E për të mos e zgjatur shumë, konstatoj që PD, Sali Berisha, ish lidershipi i partisë iu ka borxh të përndjekurve. Këtë borxh nuk iua shlyen dot. Tani me kërkesën për rithemelim të PD, ose siç i thotë populli me iu bërë dhe njëherë nuse nuk iu beson më. Të besosh për herë të tretë nga të njëjtët personazhe, është thjesht verbëri.
Detyrimi për shlerje të këtij borxhi ndaj shtresë së ish-të përndjekurëve në emër të PD i mbetet Lulzim Bashës. Shenjat janë të mira duke nisur që nga përfaqësimi në Parlament që është më i madh se asnjë herë nga kjo shtresë, tek largimi i komunizmit brenda PD dhe dekomunistizimi i shoqërisë apo dhe angazhimi që PD me Lulzim Bashën ka marrë ndaj kësaj shtrese.
Mbetet të besojmë që ky premtim nga z.Basha do të mbahet. Ne si shtresë do t’i japim, mbështetjen maksimale jo vetëm në Kuvendin e 18 tetorit, por dhe në vijim, që ai të zgjidhet kryemininistër i Shqipërisë e më pas ta trysnojmë duke i kërkuar llogari që ish të përdjekuritt të mos përdoren si numërorë, por si faktorë në politikën brenda radhëve të PD, por dhe si kontribues në qeverisjë të një Shqipërie Europiane.

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular