BallinaKryesoreShkarkimi i kryetarëve që mbështetën Berishën/ PD vendos drejtuesit politikë të 12...

Shkarkimi i kryetarëve që mbështetën Berishën/ PD vendos drejtuesit politikë të 12 degëve Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvendin Kombëtar

Partia Demokratike ka vendosur në drejtim politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtar të Kryesisë Qendrore, anëtarë të Këshillit Kombëtar apo anëtar të Kryesive të Degëve. Devolli do të drejtohet nga Bledion Nallbati, ndërsa Shijaku nga Red Varaku. Në Tiranë, drejtues politikë do të jenë nënkryetarët e Partisë Demokratike.

Ky vendim i selisë blu vjen pas atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë nesër pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thërritur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb”, se në rend dite, është situata aktuale në PD, aksioni politik që do të ndjekë kjo parti si dhe miratimi i programit organizativ.

Po ashtu, sot në orën 18:00 pritet të mbahet mbledhja e kryesisë, ku në rend dite do të jetë pikërisht Kuvendi i ditës së shtunë. Nga ana tjetër, më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës. Nesër, në të gjitha degët e PD në Shqipëri do të vendosen kuti votimi, ku do të votohet për shkarkimin e kryedemokratit. Ndërkohë Basha, e ka cilësuar 18 dhjetorin si ditën e një modeli të ri në PD, ku do të lihet pas e shkuara e do të flitet vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular