BallinaKryesore“Keqardhje t’i shohësh demokratët të keqpërdoren”/Basha për protestën e Berishës: Ata që...

“Keqardhje t’i shohësh demokratët të keqpërdoren”/Basha për protestën e Berishës: Ata që ishin në shesh, dua t’i kem sërish në krah

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar protestën e organizuar nga Sali Berisha pasditen e sotme. I ftuar në emisionin “Real Story”, Basha deklaroi se ndjen keqardhjen teksa sheh demokratët që i janë ngjitur Berishës për interesin e tyre personal.

Sipas tij, ata po vuajnë gabimet dhe zhgënjimet nga Berisha dhe nga vetë ai. Basha shprehet se dëshiron që këta demokratë t’i ketë sërish në krah.

“Pjesa personale është ajo që dua të them sot. Në oborr kishte demokratë, jo vetëm njerëz të interesave të ngushta që e kanë urryer Sali Berishënm, por i janë ngjitur nga pas për interesa personale. Kishte demoratë që unë i njihja dhe i njoh, i kam pasur në krah në disa protesta, t’i shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë dhe Berisha, ndjesia e parë, ose më dominuese, tani që po e artikuloj, është një ndjesi dhimbje. Këta janë njerëz që nuk e meritojnë të keqpërdoren. Po vuajnë gabime, zhgënjime ku dhe unë kam përgjegjësinë time. Të cilët kanë dhënë gjithçka, shpirtin e tyre, jo për të marrë një vend pune, por për triumfin e demokracisë. Ndjesia e parë ishte keqardhje tek i sheh, aq sa ishin, të keqpërdoren në këtë moment. Ndjenja e përgjegjësisë për të bërë diçka, për t’i pasur sërish këta demokratë, dua ti kem një orë e më parë në krahun tim, në institucionet e partisë. Në një betejë që nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por me interesin e shqiptarëve” – tha Basha.

Për Bashën, vendimi i marrë nga Kuvendi për të përjashtuar nga funksionet e partisë, personat non-grata, ishte një zgjidhje e duhur.

“Ka mënyra të ndryshme për ta distiluar Kuvendin. Akti më i madh ishte që të zgjedhë të ardhmen, të shkëputesh nga aj pjesë e së shkuarës dhe që të tërheqj prapa si nga mentaliteti, po ashtu dhe nga qasjet ndaj politikës. Të zgjedhësh të ardhmen do të thotë të projektosh, jo emëruesin e uylët të përbashkët. T’i kthesh në një projekt politik, dhe ta zbatosh atë. Pjesa sensacionale është vendimi që çdo person nongrata nuk mund të jetë pjesë e strukturave të PD-së. Këtu ka diçka. Vendimi për Berishën u mor në 9 shtator. Kështu që ajo që bëri Kuvendi, është vendosja e standartit për të nesërmen. Shtrihet jo vetëm tek shpallja nongrata e dikujt, por tek integriteti që duhet të shpalosin përfaqëësuesit tanë” – tha Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular