BallinaKryesore“Liria vjen me përgjegjësi”- Basha flet dy ditë pas Kuvendit të PD:...

“Liria vjen me përgjegjësi”- Basha flet dy ditë pas Kuvendit të PD: Guri i provës tani është tek ne. As vetë socialistët nuk presin diçka të re nga Rama!

Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar, kreu i PD-së Lulzim Basha shprehet se liria vjen me përgjegjësi dhe tani guri i provës për ta kthyer besimin te politika është te PD-ja.

Duke folur në emisionin “Real Story” Basha tha se askush nuk pret më diçka të re nga Edi Rama, as vetë socialistët.

Pyetje: Si është sensi i parë i të qenit i lirë?

Basha: Dy fjalët që u përdorën më shpesh nga bashkëpunëtorët në Kuvend ishin një sens çlirimi dhe ajri frymëmarrje. Këto ndikojnë edhe te unë edhe pse detyra e kryetarit të partisë është të mos merret peng nga ndjenjat e momentit por të shikojë përtej tyre. E rëndësishme është që Shqipëria ndodhet në udhëkryq. PD me gjithë procesin e vështirë është shpresa e vetme për daljen nga ky udhëkryq. Në të njëjtën kohë që për shumëkënd sikundër për ju, një kritik i kahershëm i PD, e ndjej kudo, e ndjej te demokratët, militantët, te themeluesit, dhjetoristët, te ata  që janë ndjerë të flakur, të anashkaluar, te ata që janë ndjerë të zhgënjyer, dhe të zhgënjyer me mua. Bashkë me këtë sens lirie nuk mund të them që momenti për ta shijuar një sens të tillë çlirimi nga pesha e të shkuarës nuk zgjati shumë. Sepse vjen me përgjegjësi e jashtëzakonshme për ta kthyer këtë identitet të rigjetur që lindi si shpresë, lindi në ditët më të errëta. Tani rëndon guri i provës për të kthyer besimin te politika. Guri i provës tani është te ne, PD, askush nuk pret diçka të re nga Rama. As vetë socialistët nuk presin. Liria vjen me përgjegjësi të mëdha”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular