BallinaAktualitetCovid-19 rriti rastet me ankth dhe depresion; 10% më shumë shtrime në...

Covid-19 rriti rastet me ankth dhe depresion; 10% më shumë shtrime në psikiatri

spot_img
spot_img

Për periudhën janar-gusht 2021 në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5% në krahasim me vitin e kaluar.

Këtë vit në spitalet psikiatrike shtetërore janë të shtruar 950 pacientë nga 850 që ishin të shtruar vitin e kaluar, sipas raportit të Monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.

Mjekja psikiatër Fatime Elezi tha për Monitor se vjet frika nga infektimet solli që pacientët me probleme të shëndetit mendor të mbahen nga familjarët të izoluar në shtëpi.

“Në 2020 frika nga infektimet nga Covid-19 i pengoi shumë pacientë që kishin nevojë për t’u shtruar në spitalet psikiatrike. Edhe familjarët patën frikë nga infektimi dhe më shumë i mbajtën të izoluar në ambientet e shtëpisë. Në vitin 2021 nisën vaksinimet dhe popullata është më e përgatitur për përballimin e sëmundjes, për këtë arsye jeta është më e lirshme. Kjo solli që pacientët që paraqiten gjithmonë për shtrime në spitale të shtohen”.

Fatime Elezi psikiatre, thotë se për shkak të pandemisë nga Covid-19 është rritur numri i pacientëve me ankth dhe depresion, sidomos te ata persona që kanë humbur familjarët nga Covid-19. Rritja e pacientëve që vuajnë nga ankthi për shkak të Covid-19 është pohuar edhe nga mjekët psikiatër të shërbimit ambulator. Shtimet e rasteve që vuajnë nga ankthi sipas mjekëve psikiatër nisë që pas ngjarjes të tërmetit.

Sakaq, rritja e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike nisi që në 4-mujorin e parë të 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë në këtë periudhë shtrimet në spitalet psikiatrike u rrit 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Në 2020, grupi i të sëmurëve që u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin sipas grafikëve. Mjekët onkologë pohuan se vjet pati një rritje të stadeve të avancuara të sëmundjeve tumoriale, pasi dallimi i hershëm u pengua nga frika e pacientëve për infektimet me Covid-19. Silvana Çeliku, shefe e shërbimit të Onkologjisë në QSUT më herët tha për Monitor se edhe për 2021 vazhdojnë të vijnë pacientë në stade të avancuara të sëmundjes, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimit me Covid-19./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular