BallinaKryesoreFlamur Hoxha, një zgjedhje e denjë e Këshillit Kombëtar për Sekretar Organizativ...

Flamur Hoxha, një zgjedhje e denjë e Këshillit Kombëtar për Sekretar Organizativ të PDSH

spot_img

Nga Vasil Dardha

Këshilli Kombëtar i PD zgjodhi dje disa anëtarët të Kryesisë dhe Sekretariateve. Njëri prej emrave i propozuar nga Lulzim Basha është dhe Flamur Hoxha (deputet dhe drejtues politik i qarkut Kukës, më parë Sekretar për Klimën ndaj Biznesit) dhe që mbrëmë mori  votëbesimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për të qenë Sekretar Organizativ i PDSH.
Zoti Hoxha është një një zgjedhje e denjë për këtë post, një emër që i bën nder PD. Ai vjen natyralisht në këtë forcë politike prej prejardhjes si një ish-i persekutuar politikë duke qenë vetëm kontribues e aspak përfitues si shumë e shumë të tjerë. Flamur Hoxha prej ditës së parë të anëtarësimin në PD kur ajo u themelua ka dhënë një kontribut të çmuar deri në përfshirjen në nivele të larta të politikës në selinë blu duke kandiduar dy herë për deputet.
Flamur Hoxha si kandidat për deputet në Kamëz bëri një punë të shkëlqyer në terren krah demokratëve duke jo vetëm “skalitur” emrin si një kandidat i denjë, por dhe prodhuar një rezultat të mirë. Mbresëlënës rezultati elektoral i z.Hoxha ishte në Kukës në zgjedhjet e 25 prillit ku fitoi më një rezultat të thellë ndaj kundërshtarëve, por dhe personalisht rezultoi ndër deputetet e PD që mori votë plebishitare nga qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Zoti Hoxha është një personazh pozitiv i cili tek çdo njeri lë mbresën e një burri të kulturuar, një demokrati të ndershëm. Çdo njeri i ndershëm dhe histori suksesi me mundë dhe djersë gjen veten të Flamur Hoxha i cili nuk përton dhe merr përgjegjësi duke qenë sa më aktiv për ta kthyer forcën politike që i ka besuar që në vitin 1990 në vlerat më të mira të saj, si dhe punojë që ajo të vijë në pushtet.
E ku ka më mirë se detyra që i është besuar nga Lulzim Basha kreu i PD dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar që z.Hoxha të jap më të mirë nga vetja që strukturat e PD të jenë në lartësinë e duhur, t’i forcojë ato me personalitete, kontribues ndër vite si dhe nga ata që për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësinë të vijnë në PD dhe japin ekspericën dhe punojnë për fitoren e saj.
Flamur Hoxha di ta bëj shumë mirë punën sic ka ditur të jetë i suksesshëm dhe në përditshmërinë e saj. Ai ka nevojë për mbështetjen e të gjitha strukturave, e çdo demokrati që do një PD të fortë dhe fituese të zgjedhjeve përballë bandës në pushtet.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular