BallinaAktualitetNjoftim i rëndësishëm për shoferët që do të udhëtojnë tranzit nga ky...

Njoftim i rëndësishëm për shoferët që do të udhëtojnë tranzit nga ky shtet: Nuk lejoheni pa vulën

spot_img
spot_img

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka ndarë një njoftim me rëndësi për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë me tranzit Koracinë. Ai thotë se shoferët që janë të pajisur me certifikatë kontrolli teknik të mjetit që ka skaduar si afat deri në 12 muajt e fundit, duhet të kalojnë përpara pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR për të vënë vulën me afatin e ri. Gonxhe sqaron se ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë!

“Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë me tranzit Kroacinë, për shkak të një keqinterpretimi të policisë së tyre të kufirit, nëse jeni me certifikatë kontrolli teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar, DUHET TË kaloni pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR të vini vulën me afatin e ri të zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit! Ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë!

DPSHTRR shpreh keqardhje për pengesën e autoriteteve kroate në kufi sepse asnjë kufi tjetër nuk ka nxjerrë të tilla justifikime për bllokime kalimi! Të gjitha shtetet e tjera kanë njohur ndryshimet në Kodin tonë Rrugor që u janë transmetuar zyrtarisht duke mirëkuptuar e mospenguar qytetarët!

Këshillojmë në çdo rast të shikohet me kujdes vlefshmëria e dokumentave të drejtuesit të mjetit dhe të qarkullimit të mjetit, para çdo udhëtimi jashtë!”, shkruan Gonxhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular