Pas skandalit të zbulimit të pagave për 690 mijë shqiptarë numrave të telefonit, publikohet një tjetër listë me targat e makinave. Lista me targat e makinave personale që disponohet edhe nga “BalkanWeb” përmban të dhëna për 591962 qytetarë.
Në tabelën në formatin Excel janë shënuar tarka, marka e makinës, modeli, ngjyra, numri i identifikimit si dhe emri i pronarit apo kompanisë që e ka në pronësi.

Prej tre ditësh janë nxjerrë fillimisht në whatsapp e më pas publikuar pagat e 590 mijë shqiptarëve. E para listë ishte ajo me pagat e muajit janar 2021 e më pas dolën dhe të dhënat e pagave si dhe numrat e telefonit në një listë tjetër, për muajin prill.