Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjne e sotme në fshatin Zajm të Klinës në Kosovë.
Bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi për mediat.