Zbulohet identiteti i viktimës në Peqin. Mësohet se i vrarë me armë zjarri në rrugë ka mbetur 35-vjeçari Albi Bashaliu. Nga informacionet e para nga grupi hetimor, pista paraprake e hetimit është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi, vëllai i viktimës është i dënuar për vrasje.
Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se policia po kryen kontrolle në të gjitha akset. Dyshohet se ka qenë më shumë se një autor në ekzekutimin e 35-vjeçarit. Grupi hetimor, me efektivë të policisë kriminale dhe ekspertë po kryen të gjitha veprimet procedurale e hetimore për mbledhjen e provave. Dyshohet se vrasja ka qenë e organizuar dhe e mirëmenduar.
Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj Peqin.