BallinaKryesoreMediatikët e Ramë-Veliajt, funeral i shtypit, të jetosh çdo ditë me mafien

Mediatikët e Ramë-Veliajt, funeral i shtypit, të jetosh çdo ditë me mafien

Nga Basir Çollaku

Është biblike, thënia e Indro Montanellit, në një leksion të tijin në maj të vitit 1997 në Universitetin e Torinos, teksa na lë një testament të gazetarisë ku ndër të tjera thotë:

“Po ne jemi përherë të paguar pak, sepse ky zanat nuk bëhet për lekë. Përkundrazi, në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çojë në mirëqenie, për hir të së vërtetës. Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, madje edhe më shumë për të jetuar mirë. Por një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që skllavëron zanatin, duke i kerkuar ndjesë Prokurorit, unë do e pushkatoja…”

Sallata e të dhënave personale, pagave, targave, kartave të identitetit, lëshuar livadhit meidatik në këtë javë, nuk është thjesht një lajthitje teknologjike, një shkrepje digitale. Jo. Eshtë një përpjekje për të zmadhuar kaosin, për tu fshehur pafundësinë e plaçkitjeve të parasë publike, pronave. keqqeverisjes, ligjshkeljes. Edi Rama në përpjekje dëshpëruese për të sajuar alibi të shkujdesur, rrëfente në krah të asaj çka duhej të ishte e pandehur, shefja e AKSHI-t, se këto na paskan qenë më herët në tik-tok dhe ai nuk e kuptonte përse janë rihedhur tani. Guximtarët e shtynin marrëzinë më tutje duke pohuar se kjo ndodh dhe në Amerika, madje na bëhen edhe filma. Po,. Spiropalëzimi na mëson se edhe në Amerikë bëhen vrasje, ndaj ta lëmë mos hetojmë asgjë, se na duhen për filma. Natyrisht incenratorët dhe zhvillimet në partinë Demokratike janë ngjarje me ndikim në stabilitetin e cënuar të drejtësisë dhe politikës, ku Rama nuk ka më as shkëlqimet e dhunshme, as delirin e viteve të para të gjithëpushtetit të tij.

Kriza e medies, është treguesi më alarmant kësaj transparencë të dalë jashtë kontrollit. Gazetarë, moderatorë, drejtoë, opinionistë, 99 përqind e tyre pa e luajtur funshpinën nga karriket e zyrave të redaksive, apo selive të qeveri-bashkisë, janë dendur në miliona të pakuptimta, në raport me produktin e punës së tyre, në interest ë publikut. Ajo çfarë ndodhi ishte dëshmi e kapjes së përbashkët. Njerëz pushtues të përnatshëm të ekraneve, marrin 6, 7, 8, 10, 20, derinë 30 mijë euro në muaj, sipas llogores së rënë për pjesë për të luftuar. E ndërtuar e gjitha si një sistem gjobash, ku mafia dhe shteti ka rënë dakort si të sillen me paranë. Në asnjë rast, qytetarrët nuk janë në menynë e tyre. Sipërmarrje private, klientë monopolesh me duar në thasët e buxhetit, kishin marrë përsipër të trajtonin majmërisht të zgjedhurit e listës mediatike Rama dhe Veliaj, duke i nxjerrë çdo natë sa në një derexhe në tjetrën, për të ulëritur se sa mirë e ka pushtetti, e sa keq nuk e kuptojnë e nuk e marrin vesh të varfërit, paditurit, të palëçiturt, qytetarë. Qeveritë janë të zonjat gjithmonë të thonë se çfarë kanë bërë, por asnjëherë të tregopjnë se çfarë nuk kanë bërë. Ata bashkë me oligarkët, kompanitë e medieve, janë ujdisur të prodhojnë gjithnjë kriza. Siç thotë Yuval Noah Harari, në librin e tij “Leksione për shekullin e 21” se qeveria “..përmes monoplit të saj mbi medien, oligarkia udheheqëse, vazhdimisht mund të hedhe fajin për dështimet e saj të tjerëve dhe të shmangë vemendjen drejt kërcënimeve të jashtme, qofshin këto reale apo imagjinare…duke vetëprodhuar kriza një oligarki e korruptuar mund ta zgjasë sundimin e saj në pafundësi…” Edi Rama dhe Erion Veliaj, tani kanë një ushtri të madhe mediatike, televizione, gazetaa, portale, duke bindur se mashtrimi i madh, ajo që nuk bëhet me para bëhet me shumë para. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sipas lstave gjoja të rrjedhura na ka 20 këshilltarë, kryeministri e ministrat dhjetëra të tjerë. Numrat e kapërcejnë lehtësisht 100-të, sikur të jetë një ministry më vete me buxhet të pakufizuar. Ky është një repart ushtarak mediatik, një fasoneri fjale, për llogari të pushtetit, për të mbuluar krimin, e hera herës për të kryer porosi të tij, duke qenë gjithnjë e më shpesh ata, mbushësit portofolit të tyre. Kjo sjellje e medies është e njëtë me dosjen e inceneratorëve, sepse e vërteta nuk mundet kurrë të dalë nga xhepat e tyre, të cilët nuk kanë asnjë pikë takimi me zanatin e gazetarit, mision i braktisur herët në përbnalljen me paranë. Njërëz të mafias tashmë janë kudo në pushtet qëndror, lokla, polici, sistemin e drejtësisë dhe gangrene ka bërë hapa të mëdhenj para, dukie panmundësuar shërimin kur mjekët janë sëmundja. Bashkiaku në dosje të Ndrangheta-s bashkë me kryeminsitrin nuk e sheh dot Prokuroria e Posaçme. Dalin lumë të dhëna secrete kudo, por janë hermetike të dhënat për dhjetëra tendera sekretë qindra milionë dollarë dhe përfituesit dihetn janë në oborrin e qeveri-bashkisë, Rama-Veliaj. Ne jemi në një situatë të pakarahasushme me periudhë tjetër, konkuruese me diktaurën. Gjendemi në absud njëlloj siç thotë në librin e tij “Heshtja” Gianni Palagonia, rrëfimi i një agjenti policie të antimafia ku ndër të tjera pohon ” Tabloja e një mafie siçiliane që sot punon në hije, veshur me xhaketë en kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pista dhe korrupsionit..” Tek ne nuk është ne hije, por ka dalë sheshit, ka pushtuar zyrat publike, qëndrore, lokale, të drejtësisë, dhe ne, fatkeqësisht me këtë Mafie jetojmë çdo ditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular