BallinaKronikeHiqeshin si "të fortët" e fshatit/ Si përfunduan dy vëllezërit Bashaliu, një...

Hiqeshin si “të fortët” e fshatit/ Si përfunduan dy vëllezërit Bashaliu, një histori me vrasje, zënka e kërcënime

Albi Bashaliu dhe Leonard Bashaliu duket se kanë qenë problematikët e fshatit Gjocaj në Peqin. Kërcënimet, zënkat dhe vrasja kanë qenë pjesë e jetës së tyre dhe këtë e dëshmojnë raportimet e policisë si dhe ngjarjet që tashmë janë të ditur nga të gjithë.

35-vjeçari, Albi Bashaliu, u vra sot në mëngjes me armë zjarri në fshatin ku banonte dhe trupi u gjet nga banorët të cilët informuan menjëherë policinë.

Autorët, që ende nuk dihet se kush janë, u larguan në drejtim të paditur pas ekzekutimit dhe djegies së automjetit të viktimës.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pas vrasjes që ka bërë i vëllai i tij Leonard në qershor të këtij viti. Megjithatë nuk përjashtohet asnjë mundësi, pasi edhe emri i Albit nuk ka qenë i panjohur për policinë.

Në vitin 2017, Albi Bashaliu asokohe vetëm 28-vjeç ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy bashkëfshatarë të tij me iniciale V.SH, 57 vjeç nga fshati Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç pas një konflikti që kishin mes tyre.

Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjeti tip ‘Volksëagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut. I vëllai, Leonard Bashalliu ishte gjithashtu një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës. Në qershor të këtij viti, Leonard Bashaliu vrau me armë zjarri brenda një lokali Ylber Xhahysën. Ngjarje e cila ndodhi prej një inati të disa viteve më parë. Viktima i kishte gërvishur mjetin autorit, dhe kjo ishte bërë shkak që konflikti të përsëritej. “U zumë kot. Para 5 vitesh më qëlloi me grusht pasi më gërvishti makinën, dhe filloi debati e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”, deklaroi autori i ngjarjes pasi u arrestua. gazeta-shqip.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular