BallinaAktualitet"Green Pass"/ ISHP jep lajmin: Qytetarët shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund...

“Green Pass”/ ISHP jep lajmin: Qytetarët shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të….

spot_img
spot_img

Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë me dije ditën e sotme se të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose dhe jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht çertifikatën e vaksinimit (green pass).

E gjithë kjo arrihet vetëm nëpërmjet sistemit e-Albania.

Nga ana tjetër  të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes. Evidentimi i çertifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas.

Instituti i Shëndetit Publik informon se nisur dhe nga rekomandimet e Komitetit të Eksperteve për paraqitjen e kartës së vaksinimit në kufi, të dhënat e kryerjes së vaksinës si dhe njehsimi i çertifikatës së vaksinimit, po dokumentohen në sistemet tona të integruara të regjistrimit të personave të vaksinuar dhe më pas reflektohen në sistemin e-Albania.
Çertifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin çertifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit.

Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular