Basha sot ne Peshkopi me kerkese te demokrateve dibrane. Ja qellimi i vizites..

0
2452
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate celjes se punimeve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike, ku marrin pjese 7500 delegate qe perfaqesojnë 101 mije anetare te PD nga e gjithe Shqiperia./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during National Assembly of Democratic Party.

Lulzim Basha është sot në Dibër, burime nga Pd bëjnë me dije se kreu i Selisë Blu, ka udhëtuar drejt qarkut veri-lindor me këresë së degës dhe demokratëve të atjeshëm. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që u u përdorën nga aksioni politik i Berishës. “Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”- tha Basha në mbledhejn e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një orgnaizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.