BallinaKronikeDETAJE/ Kushëriri e futi në kurth? Si ndihmoi autorët në ekzekutimin e...

DETAJE/ Kushëriri e futi në kurth? Si ndihmoi autorët në ekzekutimin e Albi Bashaliut

spot_img
spot_img

Veiz Bashaliu, është një prej personave të arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit për vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në Peqin.

Albi Bashaliu, 32 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në rrugën e fshatit Gjocaj, aty ku muaj më parë i vëllai kishte vrarë një tjetër person pas një sherri banal.

Pista e hakmarrjes është ajo që po studiohet nga policia, dhe sot pas dy ditësh u bënë arrestimet e para për ngjarjen.

Nga burime për Gazeta Shqip bëhet e ditur se një prej të arrestuarve është kushëri i viktimës, pikërisht Veiz Bashaliu.

Personi tjetër i arrestuar është Mikel Xhaja, të dy banues në fshatin Gjocaj.

Sipas raportimeve, këta dy persona kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Nga hetimet dyshohet se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular