BallinaKryesore"Do ta padis në gjykatë", Xhelal Mziu hedh poshtë shpifjet e Nard...

“Do ta padis në gjykatë”, Xhelal Mziu hedh poshtë shpifjet e Nard Ndokës: Njeriu që shet e blen parti, tani që është katandisur me 200 votues bën…

Xhelal Mziu hedh poshtë shpifjet e Nard Ndokës: Njeriu që shet e blen parti, tani që është katandisur me 200 votues bën gaztorin e së keqes. Do ta padis në gjykatë

Tregtari i partive, Nard filozof Ndoka, paska lëshuar sot një nga ato bëmat e tij filozofike duke më akuzuar mua për një gjë që e ka bërë vet prej 30 vitesh.

Nardi, është mësuar të shesë e të blejë partinë dhe tani që është katandisur me 200 vota në Shkodër (unë  në Dibër realizova fitoren e 9, nga 9 beteja), ka filluar të lëshojë diarenë e tij shpifëse në media e rrjete sociale.

Nardi, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij, partinë dhe normalisht kjo është e vetmja mënyrë që njeh të bëjë politikë. Shit parti, blej ministri, blej parti e shit dinjitetin e tij. Duke u shitur e duke u blerë, herë shkonte te majta e herë tek e djathta.
Tani që ka mbetur thjeshtë një gaztor në “birucën e matrapazit”, e ka lëshuar vetën saqë gafat e tij i beson si shprehje filozofike.

Në fakt me gaztorin e së keqes nuk vlen as të harxhosh rreshta në Facebook, por e keqja është e shkuara në këtë vend.
Me filozof Nardin, do të përballem në gjykatë duke e paditur për shpifje.

Çfarë tha Nard Ndoka në Fax Tv paraditen e sotme?

“Çështje karakteri. Është koha për t’i njohur njerëzit. Janë njerëz jo politikanë, që janë rastësisht aty. Ka kohë për reagim. Janë përballë një presioni shumë të madh. Sot është thjesht një kufomë politike, nuik ka mbështetje në bazë. Janë të gjithë në krah të Berishës. Po e ndjejnë deputetet e PD-së këtë presion të bazës. Një nga ata që nëpërmjet pagesës kanë marrë kandidimin nga z.Basha është dhe Mziu. PD do çlirohet nga ky mekanizëm. Pra PD do pastrohet nga ky proces që nuk ishte me meritë por si një lloj tenderimi”, tha Ndoka

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular