Shpallet fituesi i Festivalin e 60-të në RTSH që do të shkojë në Eurovision. Ja kush u pozicionua në vendin e dytë

0
1075

onela Hajati është shpallur fituese e edicionit të 60-të këngës në RTSH. Me këngën “Sekret”, Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song që do zhvillohët në Torino të Italisë në 2022.

Në vendin e dytë, u rendit Alban Ramosaj me këngën “Theje”, ndërsa vendi i tretë u nda mes dy artistëve, Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

Ronela mes lotëve u shpreh se ky cmim i dedikohet babait të saj, i cili nuk jeton më.

“Para se të them dicka për veten dua një duartrokitje të madhe për Albanin që është një nga artistet më të mirë në Shqipëri. Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time. Ky i dedikohet vetëm babës time që më shef nga lart. Dua të falënderoj jurinë që më ka votuar”, tha Ronela.

Alban Ramosaj, i cili u rendit i dyti i kërkoi Ronelës që të sjellë Eurovision-in në Shqipëri.

Jam shumë falënderues për të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe dashurinë që më keni falur. Ronela, po nuk e solle Eurovision-in në Shqipëri, por nuk e solle….Miq duartrokitje për Ronelën”, tha Alban Ramosaj.

Kjo natë e trete e Festivalit, ashtu si dy netët e para rezervuan surpriza dhe interpretime të jashtëzakonshme.

Spektakli u moderua nga katër prezantuesit Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.