KRIMI NË “DON BOSKO”/ Mes personave të plagosur është edhe vëllai i viktimës, pesë personat ishin duke pirë kafe në lokal

2
333

Erion Çela 35 vjeç është vrarë me armë zjarri në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, shtetasi Blerim Çela 28 vjeç.

Nga të shtënat mbetën edhe Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj 19 vjeç dhe Edmond Crroj 41 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2022/01/04/krimi-ne-don-bosko-mes-personave-te-plagosur-eshte-edhe-vellai-i-viktimes-pese-personat-ishin-duke-pire-kafe-ne-lokal/ […]

Comments are closed.