BallinaKronikeAksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, humb jetën një person dhe...

Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, humb jetën një person dhe plagosen 4 të tjerë

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë një pasagjerë ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Sipas policisë, dy drejtues mjetesh njëri nga Shkopeti dhe tjetri nga Kosova janë përplasur brenda tunelit, duke shkaktuar aksidentin fatal.

“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, thuhet ne njoftimin e policise.

Nderkohe grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular