BallinaAktualitetProtesta e 8 janarit/Ish-këshilltari Ermal Hasimja: Nëse do të ketë dhunë, pasojat...

Protesta e 8 janarit/Ish-këshilltari Ermal Hasimja: Nëse do të ketë dhunë, pasojat do t’i vuajë Berisha

Nesër ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të tentojnë të marrin selinë e Partisë Demokratike.Në një lidhje skype në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hasimja u shpreh se pasojat e çdo agresiviteti dhe dhune ekstreme të mundshme, do t’i vuajë Berisha, e jo Basha.

“Situata është e acaruar. Topi këtu është gjithmonë në dorën e Berishës dhe mbështetësve të tij. Berisha dhe mbështetësit e tij do të shkojnë deri në atë pikë pa rrezikuar të emërtohen si shkaktarë të dhunës. Do të përpiqen të testojnë deri në kufirin maksimal të mundshëm. Nëse do të kishte dhunë, pasojat e e mundshme të kësaj dhune do t’i vuante Berisha…Basha nuk është ai që është në sulm në këtë moment. Ai që do të vuante pasojat do të ishte Berisha, nëse do të toleronte apo nxiste situata dhune. Më duket e vështirë që do të ketë dhunë ekstreme, pavarësisht se përpjekjet për t’u futur në ndërtesë është e qartë që do të ketë.”Sa iu përket dyerve të blinduara në selinë blu, analisti e konsideron një reagim mbrojtës.

“Mua nuk më duket provokim, është nje reagim mbrojtës, ideja e këtij fortifikimi, me shumë gjasa është që ta detyrojë Berishën që ta kapërcejë nivelin e pranueshëm të agresivitetit në një protestë të tillë. Thjesht Basha po ngren koston e çdo agresiviteti që mund të shfaqet në protestën e nesërme…Të dyja palët janë në një betejë politikisht për jeta a vdekje. Është e vështirë që Basha të lerë karrigen, apo Berisha të tërhiqet nga gara në këtë pikë. Nuk është situatë e dobishme për opozitën.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular