Burime të Panorama.al pranë Emergjencave civile tregojnë situatën në të gjithë Shqipërinë pas tërmetit 5.6 ballë që u regjistrua në Florina të Greqisë, vetëm 40 km në verilindje të Bilishtit.
Nga komunikimi lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë vendin por më shumë në Korçë, Gjirokastër dhe Sarandë. Deri më tani nuk raportohet për probleme për shkak të lëkundjeve.
Në tre bashkitë e qarkut Durrës, strukturat e njësisë administrative nuk raportojnë probleme. Në qarkun Lezhë lëkundjet e tërmetit kanë qenë të lehta. Në qarkun Fier, pas komunikimit me sallën operative të DVP Fier dhe informacioneve të marra pranë strukturave të MC pranë bashkive, lëkundjet kanë qenë të lehta dhe pa problematika.
Në qarkun Dibër tërmeti u ndje i lehtë dhe nga informacionet paraprake nuk raportohen probleme.