Duke marrë shkas nga situata e krijuar në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetës të tij kanë protestuar, me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha do të mblidhet sot Kryesia e Partisë. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Sipas tij, mbledhja do të nisë në orën 18:30.
Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
NJOFTIMI I BARDHIT
Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi