BallinaEkonomiFatura e rëndë e arbitrazheve për Shqipërinë, 338 milionë euro është fatura...

Fatura e rëndë e arbitrazheve për Shqipërinë, 338 milionë euro është fatura totale pa kamatëvonesat e gjyqeve

spot_img
spot_img

Humbja e gjyqeve në Aribtrazhin Ndërkombëtar do ti kushtojë buxhetit të shtetit të paktën 388 milionë euro. Kjo është fatura totale e nxjerrë nga KLSH gjatë auditimit të kryer në Avokaturën e Shtetit. Peshën kryesore në këtë shumë e zë çështja e humbur ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti ku Shqipëria është dënuar me 108 milionë euro.

Më shumë se 388 milionë euro është fatura që duhet të paguajë Shqipëria në 5 çështjet  e humbura në gjykatat e Arbitrazhit, përfshirë këtu edhe dëmshpërblimin që do të paguhet për sipërmarrësin italian, Francesco Becchetti, dhe 4 kompani të tjera të cilat kanë paditur shtetin shqiptar.

Në raportin e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi auditimin në Avokaturën e Shtetit thuhet se peshën më të madhe ndaj kostos totale tё Arbitrazheve e ka çështja ndaj biznesmenit italian, pasi Shqipëria është dënuar me mbi 108 milion euro. Raporti thekson se qeveria ka aplikuar për anulim të vendimit dhe Gjykata e ka pranuar aplikimin, por që ky vendim të ekzekutohet ai duhet të njihet së pari nga Gjykata Shqiptare e Apelit

Në dokument thuhet se për çështjen në fjalë pavarësisht fazës në të cilën ndodhet ajo, ekziston risku që fituesi të ngrejë pretendime në gjykata të shteteve të tjera ndërkombëtare anëtare të konventës, ku shteti shqiptar zotëron të drejta.

Ndërkohë vlera e raportuar nuk përfshin kamatën për vonesën e pagesës së dëmit.

Një tjetër çështje gjyqësore me peshë të konsiderueshme në buxhet është ajo e Bankers Petrolium me vlerë 221 milionë euro.

Kjo çështje vijon të mbetet në shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

KLSH sugjeron se në të gjitha këto raste Avokatura e Shtetit duhet të përdorë mjete ligjore sa më efektive për të garantuar një mbrojtje sa më të plotë dhe cilësore të interesave të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular