Policia ka arritur të mësojë arsyen e vërtetë të vrasjes tronditëse që ndodhi pasditen e sotme në Vaun e Dejës.
Sipas autoriteteve, 50-vjeçari Niko Hila dhe ish-partnerja e tij debatonin prej kohësh për kujdestarinë e vajzës
Që prej ndarjes së tyre, Xhuliana Topalli kishte shkuar të jetonte me prindërit dhe mori edhe vajzën me vete.
Këtë pasdite, Hila shkoi në shtëpinë e vajzërisë së Topallit, ku 40-vjeçarja jetonte me të atin e sëmurë e të bijën e mitur.
Ai e qëlloi ish-partneren me breshëri kallashnikovi në dy të të atit të sëmurë të 40-vjeçares e vajzës së mitur. Më pas qëlloi veten duke tentuar vetëvrasje. Hila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. 50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi dhe nuk njihej si njeri me probleme.