BallinaAktualitetSkandali i pagave/Çfarë po ndodh? Ja vendimi i Gjykatës së Tiranës për...

Skandali i pagave/Çfarë po ndodh? Ja vendimi i Gjykatës së Tiranës për 4 të arrestuarit

Lirohen nga qelitë 4 të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave. Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për punonjësen e Tatimeve Eni Qirjako si dhe pezullim nga detyra, arrest shtëpie për Andi Agarajn, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomin.

1. Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Eni Qirjako, atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Andi Agaraj.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Andi Agaraj, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Klodian Sota.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Klodian Sota, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Endri Ikonomi.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Endri Ikonomi, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular