BallinaAktualitetTërmeti nuk e lë tokën të qetë, lëkundje u ndjenë edhe gjatë...

Tërmeti nuk e lë tokën të qetë, lëkundje u ndjenë edhe gjatë natës

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë dje në orën 23:43 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit të fortë ka qenë Follorina, një zonë fare pranë kufirit shqiptar në juglindje të vendit.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Shqipëri në disa qytete në juglindje të vendit, por edhe në Tiranë, duke shkaktuar frikë dhe rikthyer në memorie tërmetin e dy viteve më parë në Durrës. Herë pas here, paslëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë natës me një mesatare rreth 3.5 Rihter duke mos e lënë tokën të pushoj

Në Greqi nga tërmeti raportohen paraprakisht dëme materiale relativisht të vogla, si dëmtime të suvave e ballkoneve si dhe dëmtime në disa automjete kryesisht në zonën e Follorinës nga rëniet e sendeve të forta nga lartësitë. Qytetarët atje pas lëkundjeve të tërmetit u larguan nga shtëpitë dhe shumica prej tyre e kaluan natën jashtë ndërtesave. Ndërkohë ditën e sotme në këtë zonë është pezulluar mësimi në shkolla. Lëkundjet e tërmetit të fortë u ndjenë edhe në Kosovëë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përveç Shkupit, i cili ndodhet 131 kilometra larg epiqendrës së tërmetit, lëkundjet janë ndierë edhe në Manastir. Shkalla e regjistruar në këtë krahinë ishte 4.8 Rihter./Klan News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular