U arrestuan gjatë protestës së Berishës, Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për 5 persona, ndërsa për të tjerët…

3
568

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për 5 persona, të cilët morën pjesë në protestën e Sali Berishës përpara selisë blu, ndërsa për të 29 të arrestuarit e tjerë, organi i akuzës kërkon “detyrim paraqitje”, raporton News24.

vijon

Nga 34 të arrestuar për protestën tek PD, vetëm për 5 prej tyre akuza kërkon arrest shtëpie.

Një ditë përpara protestës së 8 janarit  të thirrur nga komisioni i rithemelimit në Partinë Demokratike ka mbërritur në komisariatin digjital një denoncim ku thuhej se persona të armatosur ndodheshin brenda selisë Blu. Më pas në rrjete sociale qarkullonte një foto e disa personave të veshur me të zeza dhe kapuç mes tyre edhe pastruesja. Policia e shtetit ka pasur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të të dyja kampeve do të kishte përplasje, për këtë arsye është mobilizuar.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithsecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre etj kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli. Ndërsa mbështetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme. Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se çfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve. Shtetasit nga Gjakova  kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji. Prokuroria ka kërkuar për 5 arrest në shtëpi dhe pjesa tjetër detyrim paraqitje.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: startnews.news/2022/01/11/u-arrestuan-gjate-protestes-se-berishes-prokuroria-kerkon-arrest-shtepie-per-5-persona-ndersa-per-te-tjeret/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2022/01/11/u-arrestuan-gjate-protestes-se-berishes-prokuroria-kerkon-arrest-shtepie-per-5-persona-ndersa-per-te-tjeret/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2022/01/11/u-arrestuan-gjate-protestes-se-berishes-prokuroria-kerkon-arrest-shtepie-per-5-persona-ndersa-per-te-tjeret/ […]

Comments are closed.