BallinaAktualitetIlir Meta i publikoi mesazhet/Belind Këlliçi e pranon: Kam pasur një telefonatë...

Ilir Meta i publikoi mesazhet/Belind Këlliçi e pranon: Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit, kishte një…

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje komunikimin me presidentin e Republikës Ilir Meta gjatë protestës së 8 Janarit.

Në vijim të mesazhit të bërë publik sot nga kreu i shtetit, Këlliçi në Abc Neës deklaroi se ka pasur një thirrje në celular nga ky i fundit gjatë kohës që ka qenë në mbledhje. Në pamundësi për t’iu përgjigjur shtoi ai, i ka dërguar një mesazh.

“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’I përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo.

Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi. Ai deklaroi se ditën e protestës demokratët janë goditur dhe janë gjakosur ndërsa 12 prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

“Janë thyer disa xhama sepse demokratët janë goditur janë gjakosur. 12 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës. Në gjendjen ku është sot PD do doja të dija ndonjë forcë politike në botë që blindon selinë dhe helmon anëtarët e saj me gaz”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular