BallinaOP EDCilat janë rreziqet për ekonominë shqiptare për vitin 2022 !

Cilat janë rreziqet për ekonominë shqiptare për vitin 2022 !

Nga Xhelal Mziu

Rreziku më i dukshëm për ekonominë botërore dhe shqiptare është pandemia dhe ndikimi i saj në tregjet globale dhe lokale. Ku roli i qeverisë ka qenë me efekt minimal për dy vitet e kaluara.
Ka rreziqe të tjera për ekonominë shqiptare, si ndryshimet klimatike, ndryshimet teknologjike, tendencat e tregjeve financiare, rajonale dhe globale.
Qeveria mund ta amortizoj krizën, duke rritur konsolidimin fiskal, që të shpenzohet më pak se sa mblidhen taksa, të krijoj kursime për ditët e vështira dhe çdo para të shpenzohet me mençuri dhe në mënyrë transparente.
Të zbusim rreziqet e tregjeve financiare globale të pafavorshme nëpërmjet menaxhimit strategjik të borxhit publik duke e ulur në mënyrë progresive drejt shifrës 60% nga mbi 90% që është sot.
Mund të ulen rreziqet, nëse rishikohet paketa fiskale për ta bërë konkuruese me rajonin, si uljen e tatim fitimit në 9-10 %, uljen e TVSH, uljen e aksizës së hidrokarbureve.
Rreziqe mund të zbuten, nëse përmirësohet infrastruktura rrugore, nëse përmirësohet infrastruktura e bujqësisë në bonifikim për përmbytjet dhe vaditje për të zvogëluar ndikimin e thatësirës në bujqësi.
Rreziqet amortizohen nëse do të rritet subvencionimi i bujqësisë dhe blektorisë si vendet e tjera të ballkanit!
Banka Botërore, por jo vetëm, ka paralajmëruar qeverinë shqiptare për rreziqet e detyrimeve të paqarta të krijuara nga PPP, si një rrezik real për të ardhmen e afërt dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare! Vlera kumulative e investimeve të kontratave PPP është rritur në 35% të PBB në vitin 2020, kuptohet për 2021 ka një % shumë më të lart!
PPP konsideroheshin një “ilaç” për ekonominë shqiptare, pritshmëritë ishin më të larta se realiteti, janë me efekt korruptiv në ekonominë shqiptare, duhet të vendoseshin tregues të performances, ato nuk zhdukin rreziqet.
Qeveria të rishikojë efektin negativ të PPP duke hequr dorë prej tyre, nuk janë as transparente, as konkurruese, por korruptive e ndrydhëse të ekonomisë shqiptare.
Nëse qeveria rilindase nuk vepron, vendi do të shkoj drejt kolapsit ekonomik!
May be an image of 1 person
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular