BallinaKryesoreProtestë përpara takimit të Bashës me demokratët/Kapllanaj: Berisha telefonoi në 11 të...

Protestë përpara takimit të Bashës me demokratët/Kapllanaj: Berisha telefonoi në 11 të natës ish-kryetarin e degës, kërkoi që të prishet takim

Protestë përpara takimit të Bashës me demokratët/ Kapllanaj: Berisha telefoni në 11 të natës ish-kryetarin e degës, kërkoi që të prishet takim

Gjatë fjalës së tij në takimin në Fier, Kapllanaj deklaroi se Berisha ka marrë në telefon një ditë më parë, ish-kryetarin e degës së PD-së, duke i kërkuar që të prishë takimin e Bashës.

“Kanë kontribut më shumë për Shqipërinë. Prandaj duhet të përulemi përpara tyre. Cikli i brezave vazhdon dhe do vazhdojë. Unë një ditë do të largohem. Këtu nuk ka vend për urrejtje, demokracia është shprehja e lirshme e fjalës për cilindo, dhe ata 20 veta që ishin poërtej, dhe që bënin thirrje për dhunë. Unë i mirëkuptoj për një pjesë, sot një pjhesë e tyre e mirë ishin të turpëruar që ishin aty, por janë detyruar që të dalin. Sepse mbrëmë në 11 të natës, doktor Berisha e ka marrë në telefon ish-kryetarin e PD-së këtu dhe i ka thënë se duhet t’i nxjerrësh se s’bën nesër dhe të prishësh takimin e demokratëve. Jo pra nuk është kjo rruga, një pjesë e mirë e tyre do të rikthehen dhe është dera hapur dhe dora e shtrirë të kontribuojë për Partinë Demokratike.

Nëse sot janë kaq shumë këtu, janë dhe për një fakt tjetër. Gjatë këtyre muajve kam pasur kontakte me shumë njerëz. Demokratët nuk duan zhurmë, fyerje dhe sharje. Kjo është diçka e kultivuart nga këto 30 vite dhe është kultivuar nga ishkryeministri dhe ish-lideri jonë. Ai ka qenë komunist dhe ish-sekretar partie” – tha Kapllanaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular