BallinaAktualitetShkarkimi i Metës/ Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohet arsyeja

Shkarkimi i Metës/ Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohet arsyeja

Është shtyrë seanca në Kushtetuese për presidentin e Republikës Ilir Meta.

Mësohet se seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Meta do të zhvillohet më 1 shkurt në orën 10:00.

Shkak për shtyerjen e seancës është bërë infektimi me COVID-19 i relatorit të çështjes.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000. Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular