PD: Berisha, gënjeshtar ordiner, e shkuara e keqe. Do mbahet mend si dhunues i PD

0

Partia Demokratike e akuzon ish kryeministrin Sali Berisha si gënjeshtar ordiner, “që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, PD thotë se Berisha “është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”.

“Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD.

Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë”, thekson PD.

DEKLARATA E PLOTE E PD

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD.

Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë.

Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.