BallinaAktualitetZgjidhet presidentja e re e Parlamentit Evropian/ Kush është 42-vjeçarja nga Malta,...

Zgjidhet presidentja e re e Parlamentit Evropian/ Kush është 42-vjeçarja nga Malta, anëtare e partive të djathta me qëndrime kundër abortit

Eurodeputetja Roberta Metsola është zgjedhur presidentja e re e Parlamentit Evropian, duke zëvendësuar në këtë detyrë David Sassolin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Ajo fitoi me një shumicë absolute prej 458 votash.

Maltezja 42-vjeçare është anëtare e partive të djathta EPP, dhe ishte mes katër kandidatëve në garë për këtë pozicion. Ligjvënësja konservatore kohët e fundit siguroi mbështetje të madhe teksa zëvendësoi Sassolin, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ishte tërhequr më herët nga posti.

Në garë ishin gjithashtu Sira Rego nga Spanja, radikale e majtë; polakut Kosma Zlotowski euroskeptik; dhe suedezes Alice Bah Kuhnke nga partia e gjelbër.

Që prej vitit 2013 Metsola është eurodeputete dhe prej dy vitesh zv.presidente e Parlamentit Evropian. Metsola është kritikuar nga kolegët e saj lidhur me pikëpamjet kundër abortit, që janë shumë të përhapura në Maltë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular