BallinaAktualitetArjan Çani trondit me deklaratën: Mediat që marrin ryshfete po e fshehin...

Arjan Çani trondit me deklaratën: Mediat që marrin ryshfete po e fshehin këtë lajm

Analisti Arjan Çani e sheh si qesharake nismën e kryeministrit Edi Rama për Këshillimin Kombëtar. Nisma për të cilën Këshilli i Ministrave njoftoi sot se ka shpërndarë një fond prej 19 milionë e 700 mijë lekë, është sipas Çanit populizëm i pastër. Çani thotë se Rama ka grumbulluar aq pushtet sa të mos ketë nevojë për konsultime të tillë, por e bën këtë për të tërhequr vëmendje mbi veten, në një kohë kur opozita është në kulmin e përplasjeve.

“Asnjë nga këto çështje nuk ia vlen të marrësh mendimin e qytetarëve. Ama e bën për populizmin. Është një sondazh me të cilin do të testojë pulsin e njerëzve. E rëndësishme është të flitet. Në një vend si Shqipëria ku përqindja e analfabetëve është aq e madhe, të pyesësh qytetarët a duhet Ballkani i Hapur apo fiskalizimi është budallallëk me brirë.

Kush do të jetë arbitri? Mediat që marrin ryshfete e kanë si lajm të fshehur. Është një gjë kot. Është qesharake. Rama nuk bën gjë tjetër veçse gjen alibira. E vetmja pikë që Rama ka imituar vendet e BE është ajo që lidhet me vaksinimin. Por edhe ata nuk bëjnë këshillime me postë.

Nuk ka nevojë të pyesë njeri. Ai është sulltan. Nuk është nën presion, protesta në rrugë nuk ka. Thotë me vete, tani Berisha me foltore do vazhdojë. Po flitet më shumë për këta se për mua. Duhet të gjejmë një fabul. Ja ku u gjet fabula”, tha Arjan Çani për MCN Tv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular