BallinaKryesoreMeta nxjerr dekretin: Në datë 6 Mars zgjedhje të pjesshme në 6...

Meta nxjerr dekretin: Në datë 6 Mars zgjedhje të pjesshme në 6 bashki

Presidenti Ilir Meta tashmë ka firmosur dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meta bën me dije se në datën 6 mars 2022 do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Të dashur qytetarë,

Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! ”, shkruan Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular