BallinaKronikeEMRI/Gjendet i vdekur në banesë ish-mësuesi në Sarandë, dyshimet e para

EMRI/Gjendet i vdekur në banesë ish-mësuesi në Sarandë, dyshimet e para

Një i moshuar i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Çukë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së kësaj të premteje.

Korrespodentja e Panorama.al bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Jani Dhima, i cili jetonte i vetem, baba i 5 femijëve të cilët ndodhen të gjithë në emigrim. 70-vjeçari është një ish-mësues me profesion.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 70-vjeçarit.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Çukë, Bashkia Sarandë,  është gjetur pa shenja jete, në banesën  e tij  shtetasi  J. Dh.,  70  vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular