BallinaBotaBritania e Madhe zbulon planin: Ja si Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën

Britania e Madhe zbulon planin: Ja si Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën

Qeveria e Britanisë së Madhe ka publikuar një njoftim ku thotë se ka zbuluar planin e Putinit për pushtimin e Ukrainës.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Kremlini ka në plan të instalojë një qeveri pro-ruse në Ukrainë.

Britania e Madhe pretendon se ka informacione që tregojnë se qeveria ruse po tenton të instalojë një udhëheqës pro-rus në Kiev, ndërsa shqyrton mundësinë edhe të pushtojë Ukrainën.

Ish-deputeti ukrainas Yevhen Murayev po konsiderohet si kandidat potencial për ta udhëhequr Ukrainën në rast se “bie” në dorë të Rusisë.

“Ne kemi informacion se shërbimet e inteligjencës ruse mbajnë lidhje me shumë politikanë ukrainas duke përfshirë këtu: Serhiy Arbuzov – Zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës nga 2012-2014, Zëvendëskryeministri i parë nga viti 2010-2012 dhe shefi i stafit të ish-presidentit ukrainas Janukoviç, ish-zëvendës shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës (RNBO) – Vladimir Sivkovich dhe Mykola Azarov, kryeministër i Ukrainës nga 2010-2014”, thuhet në njofim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular