BallinaKronikeEMRAT/ Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset me autobusin, humbin jetën...

EMRAT/ Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset me autobusin, humbin jetën 5 të rinj

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku për pasojë kanë humbur jetën 5 persona.

Mediat e huaja shkruajnë se katër djem dhe një vajzë,ishin të rinjtë që humbën jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në provincën e Brescias, ku një makinë dhe një autobus janë përplasur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës.

Përplasja ishte shumë e fortë, duke bërë që të rinjtë të humbnin jetën në vend. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të 118 ndërhynë në vend për të nxjerrë trupat nga makina.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Sipas mediave italiane viktimat janë Dennis Guerra, El Harram Imad, Natiq Imad, Natiq Salà dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular