Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se gjatë ceremonisë në Kishën Katolike ka qenë duke komunikuar me kryeministrin Edi Rama.
Berisha publikoi një foto në rrjetet sociale ku shkruan: “Edhe në shtëpinë e Zotit, në vend të ndjekin meshën flasin me njëri-tjetrin! Zoti i…”.
Por si qëndron e vërtet e fotos së publikuar nga Berisha?
Një tjetër foto e kapur nga një kënd i qartë, tregon se kryedemokrati Basha nuk ka qenë duke përdorur telefonin në meshë, sikundër Rama.
Lulzim Basha ka pasur në duar programin e ceremonisë së së zhvilluar në kishë.
Siç mund të vihet re Basha ka pasur në krah ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, para tij ishte ulur presidenti Ilir Meta dhe në krah të kreut të shtetit qëndrojnë kryeparlamentarja Nikolla dhe kreu i qeverisë Rama