BallinaKryesoreIndrit Sefa jep mesazhin e parë si kandidati i PD për Lushnjën:...

Indrit Sefa jep mesazhin e parë si kandidati i PD për Lushnjën: Ja sfidat që kemi përpara për të fituar bashkinë

Indrit Sefa jep mesazhin e parë si kandidati i PD për Lushnjën: Ja sfidat që kemi përpara për të fituar bashkinë

Nga Indrit Sefa

Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur demokratë,

Sot Kryesia e Partisë Demokratike më dha besimin dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën elektorale të 6 Marsit.

Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat.

Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri.

Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes.

Për mua si djalë i Lushnjës, si biri i dy prindërve punëtorë lushnjarë, si bashkëshort dhe prind i një vajze të vogël, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin. Lushnja është familja ime e madhe. ✌️🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular