BallinaAktualitet"Meta e futi në burg Berishën, i erdhën pizhamet në qeli"/ Gazetari:...

“Meta e futi në burg Berishën, i erdhën pizhamet në qeli”/ Gazetari: Pavarësisht dashurisë së momentit…

Gazetari Roland Qafoku nuk e sheh si të mundshme dyshen Berisha-Meta në një parti.

Në Zona Zero, në Top News, Qafoku tha se pavarësisht dashurisë së momentit ata kanë histori të çuditshme përgjatë këtyre viteve.

Qafoku madje shtoi se Meta është i vetmi që e ka arrestuar Berishën.

“Në një parti unë ata të dy nuk i shikoj, nuk ka as sens kjo, pavarësisht dashurisë së momentit. Meta dhe Berisha kanë histori të çuditshme në këto 32 vjet.

Meta e ka arrestuar Berishën, i vetmi që e ka futur 4 orë në qeli, erdhën pizhamet te Drejtoria e Policisë për të, unë e kam ndjekur. Plus çështje të tjera, madje edhe kur Meta bëri koalicion me Ramën, ai thotë që e kam pikë të dobët Berishën, por gjithmonë i kam parë që janë kundërshtarë dhe armiq me karakter të fortë që e respektojnë tjetrin pikërisht si armik politik,” tha Qafoku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular